Lajme

Çuçi: Në 2021 më pak vrasje me dashje, Salianji: Martinajn e lajmëruat 5 minuta para

Advertisements

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka zhvilluar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi.

Ai e ka pyetur lidhur me aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje si edhe për situatën e krimit në vend.

“Prej vitesh kriminaliteti është i rënduar, të gjithë ndeshen me pafuqinë e drejtuesve të policisë së shtetit që reflektohet edhe të policët e thjeshtë”.

Nga ana tjetër, Çuçi foli nga foltorja e Kuvendit për statistikat e vrasjeve dhe plagosjeve gjatë qeverisjes Rama. Ai u shpreh se ka pasur ndryshim të dukshëm dhe falënderoi policinë për parandalimin e vrasjeve.

“Jam lodhur për të gjetur statistika para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion”.

Ndër të tjera, Salianji ka hedhur një akuzë të rëndë, duke thënë se Policia e Shteti e ka lajmëruar 5 minuta para Ervis Martinajn që të largohej nga hoteli.

“5 minuta para se të shkonte në hotel, e keni lajmërua që të largohet, se keni pasur tjetër plan. Nanon e keni hequr vetëm se kishte lidhje me SHBA, nuk e keni hequr se nuk plotësoi objektivat”, tha Salianji.

Lajmi në përditësim

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button