Dalin pamjet e ek*ekutimit në Astir/ Autorët qëllojnë nga mbrapa “Audin” e Mihasit dhe Dumanit, pastaj i dalin në krah

0
30

Gazetarja Kolodiana Lala ka publikuar pamjet e vrasjes së 13 nëntorit në Tiranë, në zonën e Astirit, ku persona ende të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri kallashnikovi dy të rinjtë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Në video vihet re automjeti luksoz ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani dhe nga mbrapa i afrohet makina e autorëve, njëri nga të cilët qëllon nga sedilja e pasme në drejtim të tyre. Vetëm në trupin e Mihasit janë gjetur 13 plumba.

Ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi), i cili ishte shënjestra e atentatit.

Në orën 19: 26 minuta “Audi” i bardhë me të cilin udhëtonin të rinjtë që mbetën viktima ka ulur shpejtësinë teksa i afrohej zonës së njohur si “Dy rrathët” dhe pikërisht në këtë moment afrohet makina e autorëve një automjet tip “Toyota” me ngjyrë të zezë.

Fillimisht autorët qëllojnë makinën e viktimave nga pas dhe pastaj i dalin në krahun e pasagjerit. E gjitha ndodh në pak sekonda dhe një faktor që i ka favorzuar autorët ka qënë edhe korsia e lirë. Menjëherë pas krimit vihet re një autobus që ndalon dhe qytetarët zbresin të frikësuar.