Dalin pamjet/ Momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë të Jan Prengës në resortin luksoz

0
78

Një ngjarje e rëndë ndodhi në janar të vitit 2020, ku shtetasi Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz dhe më pas u torturua dhe u vra për shkak të një prishjes së pazareve të drogës mes mes bandës së vëllait të tij me një bandë tjetër.

Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz. BW ka publikuar videon kur Jani Prenga nxirret i pajetë nga një “Range Rover”.

Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz “Golden Resort” në Shijak ku shihet se trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur.

Katër persona të maskuar e marrin trupin dhe e vendosin në një furgon të bardhë brenda garazhit. Kujtojmë se trupi i tij ende nuk është gjetur. Jan Prenga ishte baba i tre fëmijëve.

Po ashtu në video e publikuar shihet se autorët mundohen të fshehin çdo gjurmë, por pas tërheqjes së trupit dhe vendosjes në furgon ata shfaqen të pmaskuar.