Deklaratat në Serbi: Pas Afganistanit e ka radhën Kosova

0
88

Tërheqja kaotike e ushtrisë amerikanë nga Afganistani ka tronditur mbarë botën, por është pritur me entuziazëm nga një sërë zyrtarësh dhe mediash serbe, të cilat thonë se pas Kabulit, radhën e ka Kosova.

Sipas mediave serbe, ajo çfarë ndodhi në Afganistan pas largimit të forcave amerikane ka trembur të gjitha vendet në territorin e të cilëve ndodhen misione ndërkombëtare dhe duhet të shqetësojë veçanërisht Kosovën.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Serbisë, Veljko Odalović iu drejtua në një moment Kosovës, duke thënë se “që në momentin që amerikanët u tërhoqën nga Afganistani, talebanët ishin të fituar”

Sipas tij, amerikanët po largohen nga të gjitha vendet ku kanë vendosur trupa dhe së shpejti mund t’i vijë radha Prishtinës. “Kosova duhet të fillojë të shqetësohet”, thotë Odalovic.

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë ka bërë madje një postim, duke etiketuar ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku.

“Prishtina duhet ta marrë parasysh faktin se amerikanët nuk do të qendrojnë përgjithmonë”, shkruan Odalovic.

Vëmendjen nga Kosova e ka kthyer edhe zëvendësministri i jashtëm rus Alexander Grushko, i thotë se kaosi në Afganistan është pasoje e tërheqjes së forcave amerikane dhe të NATO –s.

“Kosova, Iraku, Libia, Siria, Afganistani. Cfarë mund të pritej tjetër? Amerika është duk shpenzuar triliona dollarë më kot për trupa dhe mjete ushtarake,” vuri në dukje ai. “Shumë në Uashington po zgjedhin t’i thonë jo kësaj politike dhe të mbledhin trupat në shtëpi”.

Këto deklarata dhe titujt “Tani është radha e Kosovës” u shfaqën sot në të gjitha mediat serbe, duke detyruar zyrtarët në Kosovë të kundërpërgjigjeshin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi deklaroi se askush Kosovë duhet të ketë frikë nga një tërheqje e mundshme e trupave amerikane.

“Amerikanët nuk janë të lodhur nga qëndrimi në Korenë e Jugut dhe në bazat e Bashkimit Europian, por ata nuk mund të luftojnë me 70 përqind të popullsisë që nuk mbështet një axhendë të huaj, kështu që nuk dueht të kemi frikë se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga Kosova sepse nuk vend ka paralele, “tha Abazi.

Abazi gjithashtu foli për përvojën e tij në Afganistan, ku punoi për USAID për tre vjet.

“Unë shkova atje në 2003, dhe në 2006 përfundova misionin tim me USAID dhe punova kryesisht me veçanërisht me Presidentin Ghani,,” tha Abazi në një intervistë televizive.

Ai thotë se hera e fundit që ishte në Afganistan ishte në vitin 2018, por, sipas tij, situata ishte ndryshe atje. Sipas Abazit, talebanët ishin produkt i luftës kundër Bashkimit Sovjetik, dhe në atë periudhë ata quheshin “Muxhahidinë”.

“Talibanët janë një organizatë politike, e shndërruar më vonë në një organizatë ushtarake,” përfundoi Abazi.