Lajme

Del fotoja e gruas që u qëllua me pistoletë nga burri në Mirditë ku humbi edhe jetën

Advertisements

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Vitore Pacaku, e cila mbeti e vdekur ditën e djeshme në fshatin Jezull të Mirditës pasi u qëllua aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Paulin Pacaku.

Policia njoftoi se në banesën e tyre, 61-vjeçari duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj. Me të mbërritur në Spitalin e Mirditës, gruaja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra në organet jetësore.

Ndërkohë, Paulin Pacaku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Sipas të dhënave, 61-vjeçari Paulin Pacuku e kishte armën e zjarrit pistoletë pa leje, ndërsa materialet hetimore në lidhje me rastin i janë referuar Prokurorisë se Lezhës për veprime të mëtejshme, ku pritet të ngrihen dhe akuzat ndaj burrit.

Advertisements

Por ndryshe nga sa raporton policia se kemi të bëjmë më një ngjarje aksidentale, sipas Neës 24 familjarët e të ndjerës janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa kanë kërkuar që kjo procedurë të kryhet nga mjekë në Tiranë, për të vërtetuar se si ka ndodhur ngjarja.

Advertisements

Related Articles

Back to top button