HomeRozeDelinda Disha tregon si e ka pritur Arbana Osmani imitimin që i...

Delinda Disha tregon si e ka pritur Arbana Osmani imitimin që i bëri në “Klanifornia”

Aktorja e humorit, Delinda Disha ka qenë e ftuar në “Edicioni Veror” në “ABC” ku ka rrëfyer detaje nga jeta e saj.

E intervistuar nga gazetarja Irini Meçe, Disha foli dhe për imitimin e moderatores Arbana Osmani, për të cilën u shpreh se nuk ka marrë asnjë reagim, as nga miqtë dhe as nga moderatorja.

“Nuk kam marrë asnjë reagim, besoj se e ka pritur mirë”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Delinda tregoi se është e hapur për çfarëdolloj imitimi dhe se nuk ka asnjë problem për t’u përshtatur me personazhet, gjë të cilën e kemi parë herë pas here.

“Ne kemi mundësi që gjatë gjithë kohës të diskutojmë së bashku dhe të ndajmë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin. Jemi mbështetje në çdo kohë. Në marrëdhënie komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe në të dy jemi shumë të hapur me njëri-tjetrin”, tha aktorja.

Ndërkohë bashkëshorti i saj zbuloi planet e tyre të ardhshme për një fëmijë të dytë.

“Duam të bëjmë një fëmijë të dytë, por duam që gjërat të vijmë natyrshëm”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Delinda rrëfeu publikisht dëshirën e saj që familjes t’i bashkohet një vajzë.

“Ne e duam familjen e madhe. Unë vetë vij nga një familje e madhe dhe do Zoti, në fëmijën e dytë na bekon me një vajzë”, shprehet ajo.

Must Read

spot_img