Demokratët homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit, Kreshnik Spahiu: Asnjëri prej tyre se ka njohur apo takuar. Këta dhe varrin po e keqpërdorin

0
77

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur homazhe në memorialin e Azem Hjadarit në përkujtimin e 23 vjetorit të vrasjes së një prej themeluesve të kësaj force politike.

Kryedemokrati u shfaq sot pa liderin Sali Berisha, kjo për shkak se ai u përjashtua nga Grupi i PD, ndërsa është shoqëruar vetëm nga 6 drejtues të PD-së.

Sipas Kreshnik Spahiut asnjëri prej demokratëve nuk e ka takuar apo njohur Azem Hajdarin, teksa shton se ata edhe varrin po e keqpërdorin.

“Asnjë prej tyre as nuk e ka takuar dhe as nuk e ka njohur në jetë kurrë Azem Hajdarin. Ky koment s’është cinizëm dhe as ironi por realitet, në ditën e shokut tim të fakultetit dhe mikut të idealeve që kurrë nuk i realizuam.

U vra i ndjeri për një parti, që u transformua nē biznesin e dy familjeve mafioze. Azem, u prefsh në paqe, se këta edhe varrin po ta keqpërdorin”, shkruan Kreshnik Spahiu.