ADS
HomeLajmeDeri kur do zgjasin? Parashikimi i motit: Sot pasdite nisin reshjet e...

Deri kur do zgjasin? Parashikimi i motit: Sot pasdite nisin reshjet e shiut

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë vendin, deri pasditen e së martës.

Më tej vranësirat do të vijnë në dendësim, për tu pasuar nga reshjet e shiut të cilat mëngjesin e së mërkurës do të prekin bregdetin, ndërsa në mbrëmje në pjesën më të madhe të vendit.

Ditën e enjte në të gjithë vendin reshjet do të jenë të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën jugore e atë bregdetare.

Hera herës do të ketë rrebeshe shiu me rrufe.

Ditën e premte intensiteti i reshjeve parashikohet i ulët e kryesisht në pjesën lindore të vendit.

Këto situata do të pasohen nga erë me drejtim juglindje-verilindje mesatare dhe hera herës e vrullshme në ditët me reshje gje që do të sjellë shtim të dallgëzimit në dete.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet e veta si më poshtë.

Must Read