ADS
HomeLajmeDëshmi rrëqethëse nga aksidenti në Fushë-Krujë: Djali me BMW parakaloi me 200km/h!...

Dëshmi rrëqethëse nga aksidenti në Fushë-Krujë: Djali me BMW parakaloi me 200km/h! Mami ka thyer të dyja këmbët, babi brinjët

Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur ndodhi pasditen e djeshme në Fushë-Krujë.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip Benz ngjyrë gri dhe një makinë tip BMW në ngjyrë të zezë e cila është goditur nga pas nga një tjetër makinë tip Golf. Përkatësisht tek Benzi udhëtonte Shpëtim Qira në timon dhe bashkëshortja e tij Shpresa Qira.

Djali i të plagosurve ka folur për JOQ duke deklaruar se faji iahte i djalit me BMW i cili ka hyrë në parakalim me një shpejtësi prej 200km/h.

Ai thotë se paa aksidentit është larguar nga vendngjarja duke as mos u paraqitur në spital për të mësuar mbi gjendjen e të plagosurve. Ai deklaron se mamaja e tij ka thyer të dyja këmbët ndërsa i ati ka pësuar thyerje në brinjë.

Pamje nga aksidenti:

Must Read