Dështimi Edi Rama e pranon: Kemi hedhur 800 milion euro kot për ujin

0
46

Edhe pas 30 vitesh, Shqipëria vendi i dytë në Europë pas Norvegjisë për burime ujore, vuan krizën e ujit të pijshëm dhe 24 orë.

Ndërkohë që Rama premton hedhjen e satelitëve në Orbitë, uji nëpër banesat e shqiptarëve apo ai për të vaditur, mungon edhe në qendrat urbane e jo më nëpër zonat rurale.

Kryeministri Rama, ka folur sot pikërisht për këtë çështje pas 8 vitesh që qeveris dhe po kaq vite, pasi premtoi në fushatën elektorale të vitit 2013 “ujë 24 orë”.

Për herë të parë ai ka pranuar, jo vetëm dështimin në sektorin e ujit, por edhe abuzimin marramendës prej 800 milion euro me financat në këtë sektor, i cili është kthyer në strehë militantësh dhe shpërblimi në kohë fushatash elektorale.

“Për interesa personash që vijnë vërdallë nga një anë janë bërë investimet më të mëdha. 800 mln euro ka investuar kjo qeveri, së bashku me donatorët.

Por janë fonde të këtij populli dhe humbjet në rrjet e trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot dhe çdo vit që rritet borxhi bashkive është bërë rutinë.

Sot asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë filtrin e prefekt nëse nuk kalon filtrin e këshillit bashkiak”, pranoi sot Rama. Syri tv