Lajme

Dështon tentativa e TRETË për ekzekutimin e biznesmenit në Tiranë, zbuloi rreth 1 KG tritol në derën e lokalit (EMRI-DETAJE)

Advertisements

Biznesmeni Mikel Harizaj i ka shpëtuar një atentati për ekzekutimin e tij gjatë muajit gusht të këtij viti.

Ka qenë vetë Harizaj ai që ka zbuluar një sasi prej rreth 900 gram lëndë plasëse në godinën në pronësi të tij, por që nuk ka shpërthyer pasi dyshohet se ka dështuar ndezësi.

albsig

Ngjarja ka ndodhur në datën 10 gusht të këtij viti, ndërsa tritoli ishte vendosur në derën e lokalit të tij në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë. Ishte vetë Harizaj ai që njoftoi policinë për zbulimin e lëndës plasëse.

Harizajt i janë bërë edhe dy atentate të tjera, një pranë mbikalimit të Selitës, ku makina e tij u hodh në herë me lëndë plasëse. Harizaj dhe kamarieri i tij pësuan dëme të rënda në gjymtyrë por arritën t’i mbijetojnë atentatit.

Advertisements

Prokuroria dyshon se një borxh i Harizajt është bërë shkak për atentatet ndaj tij. Harizaj është person me precedent të mëparshëm penal. Ai u arrestua në vitin 2009 pasi tentoi të vriste me granatë tre persona, pas një sherri në lokal.

Advertisements

Related Articles

Back to top button