Lajme

Detaje të reja nga atentati në Vlorë/ Çfarë ndodhi brenda 120 sekondave, dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë

Advertisements

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i rëndë i ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku mbetën të vdekur dy persona.

Mësohet se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, duke nisur nga momenti që atentatorët nisën breshërinë e plumbave ndaj makinës me të cilën udhëtonin Shpati Lena dhe Halim Xhezo, e deri në momentin që ata përfunduan në kanalin e rrugës.

Pasi makina e viktimave ra në kanal, dy nga autorët ndaluan dhe dolën nga makina dhe qëlluan përsëri drejt automjetit ku ishin viktimat, për t’u siguruar se ata kishin vdekur. Shënjestra e autorëve ka qenë shumë e saktë, pasi të gjithë plumbat kanë prekur trupat e viktimave. Rreth 60 plumba u zbrazën nga automatikët e tyre, ndërsa në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë.

Advertisements

Duke u nisur nga këto të dhënë, grupi hetimor ka dyshime të forta se autorët janë vrasës me pagesë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button