Lajme

DETAJE TË REJA/ Vrau vëllain dhe kunatën, zbulohet shkaku që çoi Arsen Muskurtin drejt aktit tragjik

Advertisements

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën ditën e djeshme ku Arsen Muskurti vrau me armë vëllain e tij dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti.

Burime për mediat bëjnë me dije se viktima, Dritan Muskurti, kishte kërkuar urdhër-mbrojtje nga vëllai.

Dje, fletëthirrja nga gjykata i ka shkuar 38-vjeçarit Arsen Muskurti dhe kjo duket se e ka tensionuar edhe më shumë situatën dhe menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen nga gjykata Arsen Muskurti ka shkuar te agjencia ku ndodhej vëllai dhe kunata e tij dhe i ka vrarë ata.

Advertisements

Ndërkohë, Muskurti e kishte paralajmëruar ngjarjen në rrjetin social Facebook, ku përmes statuseve të shumta bënte të ditur konfliktin që kishte me të vëllanë dhe kunatën.

Advertisements

Related Articles

Back to top button