HomeLajmeDhimbje e madhe për familjen nga Elbasani, 6-vjeçari bie nga ballkoni dhe...

Dhimbje e madhe për familjen nga Elbasani, 6-vjeçari bie nga ballkoni dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “”28 Nëntori”, në Elbasan. Një fëmijë 6 vjeç ka rënë nga ballkoni i shtëpisë, nga kati i 6-të dhe si pasojë ka humbur jetën.

6-vjeçari me inicialet O.L ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

”Më datë 22.09.2021,rreth orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan, shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes”, thuhet një njoftimin e policisë.

Must Read

spot_img