HomeLajmeDiell, vranësira dhe shi, si parashikohet moti për sot

Diell, vranësira dhe shi, si parashikohet moti për sot

Pjesa e parë e ditës paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku në luginën e Drinit dhe Vjosës vranësirat do jenë më të shpeshta.

Parashikohet që pas mesditës vranësirat të shpeshtohen në vijën bregdetare duke rrezikuar në orët e vona të mbrëmjes edhe shira të pakët, sipas MeteoAlb. Nata do të shtrijë vranësirat dhe reshjet në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e para të ditës duke shënuar 3°C ndërsa mesdita mbetet kostante ku vlera maksimale shënon 21°C. Era do të fryjë mesatarenë tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë brigjet e Italisë dhe Ballkanin Perëndimor duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi ere në det. Po ashtu vendet e Rajonit të Balltikut dhe Europës Perëndimore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, duke sjellë rrebeshe dhe dëborë. NDERSA kthjellimet do të dominojnë Ishujt Britanikë dhe Brigjet Greke.

Kosova

EDHE dita e enjte mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë republikën e kosovës deri në mesditë. NDERSA pasditja sjell shpeshtim të vranësirave në zonat jugore dhe gradualisht gjatë natës përfshijnë gjithë vendin por pa mundur të sjellin reshje

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbizotërojnë kushtet atmosferike në republikën e MV deri pasdite kur në zonat perëndimore dhe jugore shfaqen vranësira të dendura. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri pas mesnatës kur fillojnë edhe reshjet e para të shiut./abcnews.al

Must Read

spot_img