ADS
HomeShendetsiDieta për personat që vuajnë nga tiroidja, ushqimet që duhen konsumuar

Dieta për personat që vuajnë nga tiroidja, ushqimet që duhen konsumuar

Ushqimet që duhen përfshirë dhe duhen shmanguar – Gjendra e fluturës në bazën e qafës suaj prodhon hormonet triiodotironinë(T3), tiroksinë (T4) dhe calcitoninë që influencon në ritmin metabolik, zhvillimin e trurit dhe funksionin e tij, rritjen, ciklin menstrual, ritmin e zemrës, gjumin dhe procesin e të menduarit.

Një tiroide e “thyer” mund të mbi-prodhojë (hipertiroidizëm) ose të nën-prodhojë (hipo-tiroidizëm) hormone. Kjo mund të cojë në humbje peshe ose shtim në peshë, tru te pazhvilluar, perioda jo të rregullta, depresion etj.

Mjekimet funksionojnë por efektet janë afatshkurtra. Ushqimet nga ana tjetër mund të ndihmojnë në normalizimin e funksionit të tiroides gradualisht dhe pa efekte anësore. Më poshtë do të gjeni ushqimet që duhet të shmangni nëse keni hipotiroidizëm apo hipertiroidizëm.

Ushqimet që trajtojnë hipotiroidizmin – Kripa e jodizuar – Sipas “American Thyroid Association”, jodi nevojitet për prodhimin e hormoneve të tiroides. Mungesa e jodit mund të cojë në hipotiroidizëm. Meqë trupi juaj nuk mund të prodhojë dot jod në mënyrë natyrale, duhet të hani ushqime që përmbajnë sasi të lartë të jodit. Dhe mënyra më e mirë është të konsumoni kripën e jodizuar.

Arrat e brazilit – Arrat e brazilit janë një burim i mrekullueshëm natyral i mineralit të selenit që ndihmon të katalizatojë konversionin e një hormoni jo-aktiv të tiroides në një formë aktive. Shkencëtarët kanë zbuluar që suplementi i arrës së Brazilit përmirëson nivelet e hormonit të tiroides.

Seleni gjithashtu ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe parandalon shumimin e qelizave kance rogjene. Ju mund të konsumoni deri në 8 arra brazili në ditë.Mos hani sasi të shumta pasi mund të cojë në përzierje, diarre dhe të vjella.

Peshku – Peshku është i pasur në acide yndyrore omega-3 dhe selen. Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe seleni ndikon në hormonin tuaj të tiroides. Konsumoni salmon, sardele dhe tuna. Ju mund të konsumoni 1 porcion peshk 3 herë në javë. Sigurohuni që peshku të gatuhet më së miri.

Lëngu i kockave – Duke konsumuar lëng kockash, ju mund të vrisni dy zogJ me një gur. Fillimisht lëngu i kockave përmban aminoacidet glicinë dhe prolinë që ndihmojnë në riparimin e rreshtimit tretes dhe përmirësojnë hipotiroidizmin. Së dyti, hipotiroidizmi mund të sjellë fraktura në kockat tuaja dhe konsumimi i lëngut te kockave mund të ndihmojë në forcimin e tyre.

Ju mund të konsumoni nje kupë me lëng kockash për mëngjes ose darkë. Mund të hidhni dhe disa perime. Sigurohuni që t’i gatuani perimet si duhet pasi kur hahen të pagatuara mund të sjellin hipotiroidizëm.

Perime dhe fruta – Perimet jeshile me gjethe, perimet shumëngjyrëshe dhe frutat janë një burim i mrekullueshëm mineralesh, vitaminash, antioksidantësh dhe fibrash dietike.

Megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm nëse vuani nga hipotiroidizmi sepse disa fruta dhe perime mund të nxisin prodhimin e hormoneve të tiroides të njohura si goitrogens. Perimet si lulelakra, spinaqi, brokoli, kale, fasulet e sojës, lakra, patatja e ëmbël, avokado, pjesa jeshile e mustardës janë goitrogjenë. Megjithatë gatimi i tyre mund t’i bëjë jo-aktivë.

Bulmet – Qumështi me yndyrë të ulët, kosi dhe djathi janë të pasura në jod dhe selen që ndihmojnë në rritjen e prodhimit të hormoneve të tiroides dhe aktivizimin.Ato janë gjithashtu të pasura në aminoacidin tirozinë që ndihmon në mposhtjen e simptomave të hipotiroidizmit si depresioni dhe lodhja. Ju mund të pini një gotë me qumësht, 1/2 kupe kos dhe 1/6 e kupës së djathit në ditë për të rritur nivelet e hormonit të tiroides.

Mishi i lopës dhe pulës – Funksioni juaj i tiroides mund të rritet duke i siguruar trupit tuaj sasinë e kërkuar të zinkut. Më së shumti gjendet në mishin e lopës dhe të pulës dhe mund të ndihmojnë në konvertimin e triiodotironinës (T3) në tiroksinë (T4). Ky konversion është i mrekullueshëm sepse T3 është forma inaktive ndërkohë që T4 forma aktive. Konsumoni të paktën 2 copa gjoksi pule ose copa të buta të mishit të lopës për të rritur prodhimin e tiroksinës.

Vezët – Vezët janë një burim i mrekullueshëm jodi dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e hipotiroidizmit. Ju mund të hani edhe dy vezë të plota në ditë. Mos konsumoni të verdhën nëse keni nivele të larta të kolesterolit. Ndryshe mund të konsumoni vezë të plota që janë të pasura në vitamina të tretshme dhe nutrientë të tjerë që janë të dobishme për trupin.

Butakët (shellfish) – Butaket si karkalecat dhe karavidhet janë të pasura me jod dhe zink. Sic e dini jodi dhe zinku ndihmojnë në prodhimin e hormoneve të tiroides. Mund të konsumoni lehtësisht të paktën 3-4 copë për të përmirësuar nivelet e tiroides.

Vaji i ullirit – Filloni të gatuani me vaj ulliri nëse nuk e përdorni. Vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të shëndetshme dhe nutrientë që ndihmojnë në rritjen e niveleve të hormoneve të tiroides. Vaji i ullirit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, në humbjen e peshës dhe në mbajtjen e zemrës së shëndetshme. Ju mund të përdorni rreth 10 lugë gjelle vaj ulliri në ditë.

Farat e lirit – Farat e lirit janë një burim i mrekullueshëm i acideve yndyrore të omega-3, zink, selen dhe jod. Ju mund ti konsumoni në drithërat e mëngjesit,smothie ose të përdorni vajin e tyre për gatim. Ju mund të konsumoni 2-3 lugë gjelle pluhur të vajit të lirit dhe 2 lugë gjelle vaj të farave të lirit në ditë.

Agrumet – Agrumet janë të pasura në jod dhe zink dhe nuk përmbajnë gluten. Mund të konsumoni thjerrëza, fasule etj, për të rritur sekretimin e hormoneve të gjendrës së tiroides.

Ushqime të pasura me fibër – Shtoni ushqime të pasura me fibra në dietën tuaj sepse nëse po vuani nga hipotiroidizmi, shanset janë më të mëdha që gjithashtu mund të vuani nga tretja jo-e mirë dhe kapsllëku. Përfshini ushqime si papaja, perime jeshile, dhe drithëra pa gluten për të përmirësuar tretjen tuaj.

Uji – Ujin ndihmon në hidratimin dhe eliminimin e toksinave. Pini rreth 3-4 litra ujë të pastër në ditë për të ndihmuar qelizat të funksionojnë si duhet. Edhe pse uji ndoshta në mënyrë direkte mund të mos mposhtë hipotiroidizmin, pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë organet të funksionojnë si duhet.

Must Read