Dietologia shqiptare shpërthen në lot gjatë videos live: Shumë vajza që marrin vendime vetë quhen K*RVA, unë jam krenare që jam e tillë (MESAZHI PËR PRINDËRIT)

0
132

Vrasja e 18 vjeçares Marigona Osmani në Kosovë nga partneri i saj, i cili e rrahu brutalisht dhe më pas e la të vdekur në ambientet e spitalit të Ferizaj, ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Dietologia e njohur Diola Dosti-Baftiu, në një video live në rrjetet sociale ka shpërthyer në lot teska fliste për rastin e 18 vjeçares. Ajo u shpreh se vajzat shqiptare që marrin vendime për të mos iu nënshtrohen burrave të tyre quhen ku*va, teksa shtoi se ajo vetë është krenare që është e tillë, pasi çdo gjë në jetë e ka arritur falë punës së saj.

Dietologia ka dhënë një mesazh edhe për prindërit, duke iu bërë thirrje që të mos heqin dorë së edukuari vajzat dhe t’u blejnë atyre sa më shumë libra.

“Ajo vajzë kishte shumë për të thënë. Mos hiqni dorë së edukuari vajzat tuaja. Rrini pa bukë dhe blini libra. Mos i paguani dasma kot më kot nga 20 mijë euro, por blini libra. Blini tru.

Hiqni dorë nga budalliqet. Blini vajzave tru. Ky është mesazhi im. Nëna nëse më dëgjoni. Nuk guxoj të vendos veten time në vend të nënë së Marigonës. Nuk mundem, sepse nuk e di si është ajo nënë. Jam tmerrsisht e prekur. Ja Djola që në mëngjes. Ja ccfarë po bëj. Ja si ja kam bërë bibliotekën vajzave.

Me aq sa kam mundësi, ama të gjitha qejfet e mia. Mos shikoni jetën e Facebook-ut ore, se aty jam e qeshur, e dashur. Po sepse jam produkt i një dashurie shumë të madhë. Ju nuk e dini çfarë kalon një femër për të arritur diku.

Nuk mi ka bërë njeri gati, i kam bërë vetë. Unë e di që shumë vajza që ankohen për burrin e tyre quhen k*rva. Më falni që e them, po quhemi k*rva sepse marrim vendime që heqim dorë nga gjëra që nuk duam të nënshtrohemi. Unë jam krenare që jam një k*rvë e madhe biles. Ky vend ka marrë totalisht për kot,” tha ajo ndër të tjera mes lotësh.