HomeLajmeDigjet kaseta e Erion Veliajt, qytetari i ‘5 maj’: Erdhi me targën...

Digjet kaseta e Erion Veliajt, qytetari i ‘5 maj’: Erdhi me targën ‘EV’ në 7 të mëngjesit dhe nuk u përball me ne…

Banorët e lagjes ‘5maj’ në Tiranë vazhdojnë me rezistencën kundër projektit për shembjen e shtëpive të tyre. Ata thanë për Fax News ditën e sotme kantieri është vizituar nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka shkuar në orët e para të mëngjesit por nuk është përballur me banorët e lagjes.

Ata shprehen mjaft të revoltuar që cdo ditë e më shumë pavarësisht kërkesave nuk po jepet asnjë lloj përgjigjie nga Bashkia, por që pavarësisht kësaj nuk do t’i lirojnë kurrsesi banesat e tyre.

A kishte njoftuar?
Banori: Dje e morëm vesh që do vinte në orën 1, por sot kur kanë dalë njerëzit në orën 7 e kanë parë makinën e tij. Kemi bërë kërkesë që të na japin atë që na takon e të mos na vjedhin pronat, në pamundësi për tu përballur me ne, vjen si struci sa për të bërë dy foto dhe për të montuar dy foto e për ti publikuar më pas në mediat e tij.

-Keni marrë ndonjë letërnjoftim për të liruar banesën?
Vetëm për të dalë na thonë, si puna e bagëtisë por nuk jemi dakort që të firmosim. Unë jam i veti treti vëlla, 3 familje dhe janë krejt mashtrime ato që na thonë ata të bashkisë. Do marrësh shtëpi dhe do paguash qera 3 muaj, gjëra që nuk mund t’I besojmë.

-A keni çertefikatë pronësie?
Po, po jemi shumë të rregullt.

-Çfarë ndjen kur sheh që zona ku ke banuar prej vitesh është shndërruar në kantier ndërtimi?

S’ka më keq! Nëse do me ik, nuk ke të drejtë as ta shesësh as ta japësh me qera thonë. Situatën e përcakton Edi Rama dhe Erion Veliaj, jo fati. I bëj thirrje të mos vijë të prishë banesat tona, ka hapësira boshe sa të duash, ta bëjë provë një herë diku tjetër se ndoshta I del ndonjë hundëlesh e ja tregon.

Një banore e lagjes tha se ka shtëpinë tre katëshe dhe se është e vendosur familjarisht të mos dalë nga shtëpia. “Mos të guxojë të vijë se nuk e lëshoj!”-tha ajo. “E kemi ndërtuar me djersë, kemi thyer shpinën për këtë shtëpi.” Ndërtimi i pallateve po vijon me ritme shumë të shpejta dhe është vendosur një vije ndarëse mes atyre që preken nga projekti i rindërtimit.

Must Read

spot_img