Dikur donte të bëhej e dashura e Mevlanit, ndërsa tani ish-konkurrentja e Përputhen e quan “burazer”

0
160

Antonela, Ledjana dhe Mevlani u kthyen në treshen më të komentuar në Shqipëri, gjatë pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Për’puthen”.

Që prej ardhjes së Antonelës, e cila gjithashtu shfaqi si Ledjana pëlqim për Mevlanin, vajzat duket se “luftonin” për një djalë! Më vonë, Antonela u tërhoq dhe Mevlani me Ledjanën vazhduan njohjen.

Pas përfundimit të emisionit, gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër. Mevlani e Ledjana nuk e vazhduan njohjen, madje nuk i kanë kursyer “thumbat” për njëri-tjetrin. Ndërkohë, me Antonelën, Mevlani ruan një raport miqësor.

Sot, bjondja bukuroshe ka publikuar një video në makinë, me këngën e Mevlanit në sfond. Ajo i është drejtuar me termin “burazer” dhe i thotë “KÇK”-“Kap ça të kapësh”, duke qeshur. Kjo batutë e Arjan Konomit ka mbetur nga koha kur dy ish-konkurrentët ishin në “Për’puthen”, dhe Mevlani ishte i lëkundur.

Ai vazhdon karrierën e tij në muzikë, ndërkohë që Antonela po sjell një projekt të ri, lidhur me modën, pas vizitës së fundit në Itali. /News31