Dikur shoqe të ngushta, pastaj u zunë. Pajtohen sërish dy modelet e njohura shqiptare

0
73

Dikur, dy shoqet e ngushta Adrola Dushin dhe Xhesika Berberin i shihnim shumë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës në rrjete sociale. Ato s’bënin thuajse asgjë të ndara dhe i tregonin të gjithëve vlerësimin e madh që kishin për shoqërinë e tyre.

Kohët e fundit, ndjekësit vunë re një ftohje të raporteve mes Adrolës dhe Xhesikës, të cilat s’po i shihnim më bashkë. Me të drejtë, publiku mendoi se shoqëria e tyre ishte prishur, por ishte Xhesika ajo që mohoi gjithçka dhe tregoi se kjo s’do të ndodhte kurrë.

“Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës”,- tha modelja më herët. Mirëpo, ndodhi pikërisht ajo që supozohej të mos ndodhte kurrë. Marrëdhënia e tyre u kris dhe kush më mirë se rrjetet sociale mund ta tregonte këtë?

Iconstyle.al vuri re se vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, ndërsa “ndarja” e tyre ishte e qetë dhe pa zhurmë.

Për më tepër Adrola bëri një status thumbues, që u interpretua nga fansat si dedikim për Xhesikën.

“Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje.”- shkruhej në postimin që le kaq shumë hapësirë për aludime.

Mirëpo, çfarëdo që të këtë ndodhur, duket se tashmë gjërat mes vajzave janë rregulluar pasi ato kanë filluar ta ndjekin sërish njëra-tjetrën në Instagram.

Por a do të jenë raportet mes tyre ashtu siç kanë qenë më parë? Koha do e vërtetojë!