HomeRozeDikush e quajti Mevlanin ‘fake’, Ledjana nuk është aspak dakord dhe i...

Dikush e quajti Mevlanin ‘fake’, Ledjana nuk është aspak dakord dhe i habit të gjithë me reagimin e saj (foto)

Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba kanë qenë dhe janë ndër çiftet më të përfolura të Për’puthen. Dy protagonistët kanë vazhduar të tërheqin vëmendje dhe pas ndarjes së tyre. Shpesh ata kanë qenë protagonist në media për kunjat , të cilat i kanë hedhur njëri-tjetrit, por kësaj here nuk bëhet fjala për asnjë kunjë.

Në një video të fundit të hedhur nga TikTok, ajo ka marrë një koment nga një ndjekëse.

“Po të mosh kishte qenë fake Mevlani, do ishit çifti më i bukur”, i ka shkruar ndjekësia
Ndërsa Ledjana i ka kthyer: Asnjëri nuk ish fake

Kujtojmë se çifti u ndan pa asnjë sqarim dhe thjesht me një bllok. Pavarësisht mos komunikimit dhe fshirjes së këngës nga YouTube, Mevlani ka vazhduar ta këndojë këngën në evente, ku ka qenë i ftuar.
I pyetur për këtë gjatë një live ai u përgjigj:

“E pse mos ta këndoj këngën, kur e kërkon publiku? Fundja unë për publikun e bëra këngë. Dhurata ndaj Ledjanës ishin vetëm disa vargje dhe njerzit pasi e dëgjuan në takim e pëlqyen aq shumë dhe më kërkuan ta bëj të plotë dhe unë jua plotësova dëshirën. Kënga u fshi për motivet e mia personale, por kjo nuk do të thotë se nuk do i bëj qejfin njerëzve kur ata e duan. “, -ka thënë 34 vjeçari nga Kavaja.

Must Read

spot_img