Lajme

“Djali u zgjua dhe më pyeti për shokët”, prek babai i nxënësit: I thashë jetojnë në parajsë

Babai i nxënësit të plagosur në tragjedinë e djeshme në Gllogjan, ka bërë një postim prekës për të birin dhe bashkëmoshatarët e tij, që vdiqën pas një sulmi të armatosur në drejtim të një autobusi me nxënës nga Gjakova për në Deçan.

Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se djali i tij është zgjuar, por që atij i ka dhënë lajmin e kobshëm për vdekjen e shokut dhe shoqes së tij, teksa u ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që vdiqën gjatë këtij sulmi me armë.

“Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë” shkruan babai i të plagosurit në Gllogjan.

Tre persona, shoferi dhe dy nxënës humbën jetën si pasojë e një sulmi me armë drejt autobusit të shkollës mbrëmjen e djeshme. Policia vijon hetimet, ndërsa deri më tani ka bërë e me dije se ka qenë vetëm një person që ka qëlluar. Po ashtu ata përjashtojnë mundësinë e një akti terrorist. g.v/abcnews.al

Related Articles

Back to top button