Lajme

“Do bëjnë pallat”, banorët flasin pas plagosjes së punonjësit të IMT-së: Pronari nuk ishte njoftuar më herët

Advertisements

Qani Muça, autori i plagosjes së punonjësit të IMT-së ditën e sotme në Tiranë dyshohet se ka qenë i dehur gjatë momentit që ka qëlluar me armë.

Muça ka pretenduar se IMT-ja nuk i kishte dërguar asnjë njoftim për shembjen e banesës. Ndërsa kur inspektorët kanë nisur punën për shembjen e ndërtesës, në katin e dytë të saj ka patur persona, të cilët ishin qiraxhinj.

Muça është larguar pa debatuar me inspektorët e IMT-së, por është kthyer pak çaste më pas me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, duke plagosur në bark 55-vjeçarin Ilirjan Gavelli.

Advertisements

Banorët e zonës janë shprehur jashtë kamerave se banesa ishte në proces legalizimi, ndërsa shembja, sipas tyre është kryer për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati.

Advertisements

Related Articles

Back to top button