“Do përpëlitesh si gjel i ngordhur”, Lefter Maliqi “kërcënon” Ramën: Fundin e ke të shkruar, të rrojë Berisha që mundësoi lëvizjen e lirë të shqiptarëve

0
178

Ish-deputeti Lefter Maliqi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka “kërcënuar” kryeministrin Rama, duke i thënë se e ka fundin të shkruar, pasi do e zërë haka e popullit dhe në fund do përpëlitet si gjel i ngordhur.

Ndërkohë ai i thur lavde ish-kryeministrit Berisha, pasi shprehet se ishte ai që mundësoi lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë.

“Ramzi te rroje Berisha qe mundesoi levizjen e lire te shqiptareve ne Europe, se perndryshe sdo mundje te qeverisje as 2 vjet. Mbi 500 mije shqiptare qe jane larguar nga keqqeverisja juaj po mos te ishin liberalizuar vizat do ti kishe ketu dhe do te kishin shembur ty, qeverine dhe bunkierin e Surrelit. Rinia ka ikur, me shume ke police se Rini, por mos harro se popullit i ka vajtur ku smban me, nje shkendije pritet dhe do digjesh me nam e nishan.

Boll ke djegur sic ja u ke bere do ta bejne, fundin e ke te shkruar por se beson. Qesh mire kush qesh i fundit o fodull, intrigant, mashtrues, manipulator, hajdut i pamoral me shpirt te zi. Popullin e shpopullove por haka e ti do te zere dhe do perpelitesh si gjel i ngordhur”, shkruan Maliqi.