ADS
HomeLajmeDo qeshni me lot Në orën e 5:40, deputeti i Lushnjes zgjon...

Do qeshni me lot Në orën e 5:40, deputeti i Lushnjes zgjon sallën e parlamentit


Deputeti i Lushnjës në grupin parlamentar të PD-së, Sajmir Korreshi ka mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendit në orën 05:40, ku ka kritikuar qeverinë për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet vendi si pasojë e keqmenaxhimit.

Por gjatë fjalës së tij, ai ka përmendur edhe raste konkrete dhe situata të caktuara që kanë bërë që deputetët e tjerë në sallë të ‘zgjoheshin’ nga gjumi dhe të shpërthenin në të qeshura.

“Këtu u tha se këtu kemi bërë shëndetësinë jashtëtoksore. Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, të del miu nga këmbët e nuk din ku të vesh. Ju jetoni në ëndrra. Thoni se do bëni shkolla por nuk kemi më nxënës se të gjithë fëmijët kanë ikur- tha ndër të tjera deputeti i Lushnjës.

Por siç duket ankesat e tij nuk u janë dukur edhe aq të rëndësishme deputetëve të tjerë të sallës, përfshirë kryedemokratin Lulzim Basha dhe deputetin e PS-së, Damian Gjiknurin të cilët janë “shkrirë” së qeshuri.

Must Read