ADS
HomeLajme“Do të dërgojmë satelitë në hapësirë”, Rudina Hajdari “i kthehet” Ramës: Kur...

“Do të dërgojmë satelitë në hapësirë”, Rudina Hajdari “i kthehet” Ramës: Kur nuk siguron ujë dhe drita 24 orë, flet për ëndrra me planete

Rudina Hajdari ka reaguar për deklaratën e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Shqipëria do të ketë 2 satelitë në orbitë, “Albania one” dhe “Albania two”.

Në një postim në Facebook, ish-deputetja shkruan me ironi se “kur nuk mund t’u sigurosh shqiptarëve nevojat bazë si uji dhe dritat, del dhe flet për satelitë e ëndrra me planete”.

Sipas saj Rama nuk përton të premtojë satelitë dhe anije, ndërsa uji nuk ngjitet nga kati i parë në të dytë.

“Kur nuk ia del dot tu sigurosh qytetarëve të tu nevojat bazë, ujë të pijshëm 24 orë, drita 24 orë, minimumin jetik për ata që nuk ia dalin dot e paga e çmime të përballueshme, sigurish që do flasësh për satelitë e ëndrra me hënë e planete.

Ende nuk e shpie dot ujin nga kati i parë në katin e dytë ama nuk ja përton të premtosh satelitë e anije kozmike.

Bukur do ishte në fakt idea e satelitëve nëse brenda tyre futeni edhe ju që e keni marrë vendin peng e kështu shpëton Shqipëria”, shkruan Rudina Hajdari.

Must Read