HomeLajmeDo të hakemarren ndaj Sali Berishës?! Aishe Haklaj zbulon vendimin e fëmijëve...

Do të hakemarren ndaj Sali Berishës?! Aishe Haklaj zbulon vendimin e fëmijëve e saj

Për Sali Berishën, familja e Aishe Haklajt kërkon vetëm drejtësi dhe jo hakemarrje.

Për të hakemarrja është një mjet primitiv, që nuk është në mendjen e familjarëve të saj sot e kësaj dite.Deklarata e Haklajt:“Jo, nuk e kanë këtë ide. Fëmijët nuk e kanë këtë ide.

Tani po rriten me një frymë tjetër dhe, edhe ne nuk duam që ajo hakemarrja të vazhdojë. Hakemarrja është mesjetare. Mesjetën na e solli Saliu.

Ne e kishim harruar hakemarrjen, për 50 vite. Ishim të mbyllur, kishim lufetën e klasave, u mor prona, ama nuk kishim hakemarrje. Ekezekutonte shteti, por ne nuk e dinim se kush i ekezekutonte ata njerëz.

Pra nuk kishim një urrejtje për njëri-tjetrin. Ne kemi jetuar, familja e Haki Hoxhës, e atij që ka verarë Shkëlqim Haklajn, ka qenë e persekutuar.

Ne kemi qenë në pozicione të ndryshme me familjen e Haki Hoxhës në monizëm.

Ne kemi jetuar në Tropojë dhe kurrë nuk kemi pasur mosmarrëveshje ose kurrë familja Haklaj, e cila ndoshta ka pasur mundësi, nuk i është kundërvënë familjes Hoxha dhe asnjë familjeje që ka qenë, nuk ma nxë goja tani ta them, e deklasuar, se në atë kohë deklasoheshin dhe quheshin të persekutuar.

Ata ishin njerëz sikur ne, por ishte regjimi që e bënte një gjë të tillë. Nuk ka një familje tropojane që të thotë dhe të tregojë që ne kemi qenë spiunë, që ne i kemi persekutuar.

Ne nuk kemi qenë në krahun e shtetit për t’i shtypur e dhunuar ato. Ne kemi qenë në krahun e tyre.

Must Read

spot_img