Dramë Facebooku “Të lumtë pushka xhaxhi Edi”, Paloka mërzitet me postimin e Zhakut: Do të heq nga grupi i miqve sepse nuk dua…

0
193

Ka mjaftuar një postim i aktores Inida Gjata, e njohur npër publikun si Zhaku, që të revoltojë deputetin demokrat Edi Paloka.

Në postimin e saj Zhaku falenderonte kryeministrin Rama për përfshirjen në politikë të deputetes së zgjedhur Luljeta Bozo dhe ministres së re të Financave, Delina Ibrahimin.

Por në postimin e saj ka komentuar Paloka, i cili i ka thënë se do ta fshijë nga miqtënë facebook, pasi nuk do të lexojë në të ardhmen ndonjë postim ku Zhaku shkruan që Rama ka bërë mirë që shembi edhe teatrin.

Postimi i Zhakut:

Të lumtë pushka xhaxhi Edi!

Qëllove në shenjë këtë herë! Mua, ma mbylle gojën! Sidomos me Delina Ibrahimin dhe Luljeta Bozon! Hallall! Edhe vetë do tí kisha përzgjedhur, e madje edhe Kryeministre e Presidente do ti kisha bërë. Edhe mbretëresha madje! Bravo! Shumë nga gratë që ke sjellë në politikën shqiptare, por edhe ato që ke përzgjedhur në jetën tënde, janë ajka e ajkës dhe model frymëzues për gruan e sotme shqiptare që është e pavarur, e zonja dhe e formuar!

Për këtë duhesh përgëzuar. Fatkeqësisht, që kur u riktheva në Shqipëri pas 3 vjetësh larg, nisën zagarët të lehin kundër erës edhe për mua, vetëm sepse mbajta qëndrim objektiv mbi realitetin shqiptar që pashë pas kaq kohësh. Turmat mendojnë se o duhet të jesh kundër o duhet të jesh pro. Nuk e krahasojnë realitetin me të kaluarën por me ëndrrat nën diell. Nuk e dinë turmat që kritika është po aq e domosdoshme sa lëvdata dhe e shohin si servilizëm një lëvdatë të merituar. Por mua s´më plas se cfarë thonë delet e deshtë se ua kam vënë vizën.

Ty bravo të qoftë njëherë për gratë që na ke sjellë në jetën publike dhe sidomos për përzgjedhjen e dy personaliteteve që përmenda më lart!

Delina Ibrahimi është akademikja më e formuar që njoh mes brezit tim në fushën e ekonomisë dhe financave. Vjen nga një familje e mrekullueshme mjekësh dhe gëzon dashurinë dhe respektin e gjithë njerëzve që e njohin. Unë do ta bëja kryeministre.

Luljeta Bozo është përfaqësuesja e klasës intelektuale që ndërtoi Shqipërinë dhe një personalitet i rrallë intelektual e njerëzor, që zor se vjen një herë të dytë. Këto pra janë modelet që do e frymëzojnë brezin e ri dhe do të sjellin një frymë akademike dhe teknike në politikë.

Bravo bravo. Këtë herë të përgëzoj vërtetë!

Komenti i Palokës: Bravo dhe ty Zhaku…Mjaftoi nje rruge dhe ca takime ne Tirane qe te “qartesoje” idete! Do ruaj kujtimin e njohjes se dikurshme, po do te heq nga grupi i miqve ne fb ( edhe pse e di qe nuk e ke problem) sepse nuk dua te lexoj ndonje status rradhe tendin ku te shkruash qe mire bene edhe qe shemben teatrin…

Zhaku: Eshte turp Paloke te me vijne pikerisht nga ty keto komente.