Lajme

Dritëhijet e “zhdukjes” së Ervis Martinaj, gazetari: Oficerët e Policisë e morën dhe e çuan në një shtëpi në Shijak

Advertisements

Gazetari Elton Qyno thotë se gjurma e fundit e Ervis Martinaj ka qenë në Shijak. Sipas tij, zhdukja apo vrasja e biznesmenit ka shumë pikëpyetje, sepse ka raportime kontradiktore se ai është vrarë, apo dhe të tjera se po mbahet peng.

“Ngjarja për Martinaj dhe për zhdukjen e tij ka shumë pikëpyetje, nëse është inskenim apo pengmarrje. Flitet që Martinaj është marrë peng por nuk ka asnjë video. Nuk përjashtohet mundësia e  insekinimit dhe vrasjes pasi Martianj ka qenë shenjestër disa herë për t’u vrarë. Është ndjekur hap pas hapi në shumë shtete të Shqipërisë”, vijoi Qyno.

Gazetari është shprehur se asnjëra nga të dyja nuk përjashtohet, ndërsa shtoi se Martinaj shumë herë ka qenë nën shënjestër për t’u vrarë. Qyno thotë se oficerë të Policisë e kanë marrë Ervis Martinajn dhe e kanë çuar në një shtëpi në Shijak, por se ku nuk dihet.

“Unë ngre pikëpyetje se nëse ky individë është rrëmbyer padiskutim se Policia e Shtetit ka pasur informacion se ku është rrëmbyer dhe nëse është vrarë policia ka informacion. Ka qenë një person i rrethuar nga policia. Ai i paguante për çdo lloj shërbimi.

Policia dhe vetë Jeton Lami, ka informacion se ku është çuar ky individ. Nëse e ka marrë nga Durrësi, më pas në zonën e ‘Zogut të Zi’ e më pas në Shijak, atëherë kujt ia ka çuar këtë individ. Më rezulton se pika e fundit e Martinajt ka qenë Shijaku. Pse nuk pyeten oficerët e policisë që e kanë e marrë dhe e kanë çuar në një shtëpi dhe ata e dinë se e kujt ka qenë shtëpia”, u shpreh ai për Ora Neës.

Advertisements

Më tej, ai tha se për çështjen e Martinajt ka shumë dyshime pasi hetimi nuk po bëhet nga SPAK po nga Prokuroria e Laçit. “Kam dyshime që hetimi i është lënë Prokurorisë së Laçit, dhe nuk e ka marrë në dorë çështjen në dorë SPAK, që është dhe Prokuroria që e ka shpallur në kërkim.”

Advertisements

Related Articles

Back to top button