Roze

Dua Lipa mungoi në “Sunny Hill Festival”! Edi Rama bën njoftimin e papritur, ja kur do të performojë ylli i popit në Tiranë

Advertisements

Nata e kaluar e Sunny Hill Festival iu dedikua muzikës rep, ku në skenë performoi reperi i famshëm britanik Stormzy.

Advertisements

“Sunny Hill Festival” u mbyll pa performancën e Dua Lipës, por ylli shqiptar i muzikës do të jetë në Tiranë në nëntor.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që njoftoi koncertin e nëntorit me një video nga ‘Sunny Hill Festival.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Sakaq kujtojmë që ylli shqiptar i popit prej ditësh po shijon pushimet në Ibiza, Spanjë. Gjatë fundjavës ajo bëri një ndërprerje duke marrë pjesë në dasmën franceze të Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri.

Advertisements

Advertisements

Këngëtarja e “New Rules” mori vëmendjen e të gjithëve në rrugët e Parisit e veshur me të brendshme të bardha dhe një fustan të tejdukshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare e shoqëroi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, të cilët plotësonin pamjen e saj.

Advertisements

Related Articles

Back to top button