“Dukesh si grua shtatzënë” Sherr mes Alfred Çakos dhe sipërmarrësit direkt në emision: Ti ha plehra

0
168

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi vaksinimin e detyruar.

Të ftuarit në studio mbajtën qëndrimet e tyre pro dhe kundër, ndërsa në një moment pati një përballje mes botuesit Alfred Çako dhe sipërmarrësit Eglent Bici.

Ky i fundit pohoi se është vaksinuar, edhe pse jo me dëshirën e tij të plotë. Ky qëndrim konfuzoi Çakon, i cili nuk ia kurseu një përgjigje që shërbeu si nisje e debatit mes tyre.

Eglenti: Bëjeni vaksinën, sepse edhe nëse nuk doni do e bëni me zor! Është pjesa e të mirës publike, e mira publike është më e rëndësishme se Eglenti!

Alfredi: Ti thua që është gabim të bësh vaksinën dhe u bën thirrje njerëzve ta bëjnë se ‘unë e bëra se doja të udhëtoja me avion apo për të ikur me dashnoren në pub’…

Eglenti: Është mendimi yt, pak më parë fole për kancerin, ndërkohë që ti vetë je 30 kg mbipeshë. Fole për vaksinën ndërkohë që gjasat janë që ti ushqehesh me plehra! E shoh mor burrë, je shtatzënë në muajin e tetë…

Alfredi: Ku më peshove ti, ty të të marr të bëjmë 10 km vrap, të siguroj që të lë një km mbrapa…