Dy flamuj kuq e zi, duhan dhe papastërti në çdo cep/ Dalin pamjet e banesës së Klodian Çalamanit

0
202

Klodian Çalamani, 38-vjeçari nga Fieri i cili vrau mizorisht Mateo Vasiun jetonte në kushte ekstreme.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihet sesi në dhomën e tij mbizotëronte rrëmuja dhe papastërtia, ndërsa në mur kishte vendosur dy flamuj kombëtar.

Çalamani nuk punonte dhe ishin banorët e fshatit dhe familjarët e Mateos ata që i jepnin për të ngrënë.

Ndërkohë nuk dihet se çfarë lidhje ka mes Çalamanit dhe flamujve kuq e zi.

Nga ekzaminimet paraprake ka rezultuar se Çalamani nuk ka probleme të shëndetit mendor, por nuk dihet se çfarë e ka shtyrë drejt këtij krimi.