HomeLajmeDy nuset me 6 fëmijët u shuan në aksidentin tragjik, vëllezërit Jahi:...

Dy nuset me 6 fëmijët u shuan në aksidentin tragjik, vëllezërit Jahi: Zot si na i more

Familja shqiptare Jahi në Maqedoninë e Veriut është më e prekura nga tragjedia e rëndë në Bullgari ku humbën jetën 46 persona.

Nga kjo familje kanë humbur jetën 8 anëtarë, përkatësisht nusja e njërit djalë bashkë me katër fëmijët e saj dhe nusja e djalit tjetër me dy fëmijë.

Vetëm fëmija i tretë, djali i madh qendroi në shtëpi dhe nuk shkoi në udhëtimin tragjik të Stambollit. Ai është parë në gjendje mjaft të rëndë psikologjike pasi ka marrë vesh lajmin e rëndë.

Një fqinj i familjes Jahi ka treguar se dy djemtë e familjes kanë qenë në Bullgari dhe janë kthyer mbrëmjen e djeshme dhe mes lotësh dhe dhimbjeje mësohet të kenë thënë:O Zot si na i more! Fqinji ka treguar se viktimat nuk janë sjellë ende në atdhe dhe shtëpitë e tyre.

Gjendja është e rënduar. Vëllezërit kanë qenë në Bullgari.

Kanë ardhur mbrëmë. Njëri ka humbur bashkëshortet me katër fëmijët. Njëri ka humbur bashkëshorten me dy fëmijët. Ende nuk kanë sjellë viktimat.

Por tragjedia thellohet edhe më tepër pasi bashkë me njërën nuse të familjes Jahi ka qenë edhe motra e saj Fikrije dhe vajza e saj Anisa Iseni, të cilat humbën jetën gjithashtu në aksident.

Viktimat nga familja Jahi

Belma Jahi – 7 vjeç

Ramiz Jahi – 20 vjeç

Razije Jahi – 12 vjeç

Ergin Jahi – 14 vjeç

Omer Jahi – 11 vjeç

Ajla Jahi – 14 vjeç

Senije Jahi – 35 vjeç

Amiet Jahi – 45 vjeç

Must Read

spot_img