E bëri baba për herë të parë, Landi ndan foton më të ëmbël me partneren

0
75

Landi Hysi u bë baba për herë të parë me datë 26 Maj. Partnerja e tij, Eva solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Lukas.

Lajmin e bukur e dha vetë këngëtari, duke i habitur të gjithë pasi nuk dihej se ishte në pritje për t’u bërë baba.

Së fundmi, Landi ka publikuar në rrjete sociale një foto nga kur partnerja e tij ishte në pritje të ëmbël. Fotoja është bardhë e zi dhe ai shihet pranë Evës, e cila ka barkun e rrumbullakosur.

“Zoti është i mirë. Gjithmonë”, ka shkruar Landi krahas fotos, duke treguar se ndihet shumë falenderues.