E FUNDIT Basha bëhet me Ramën përjashton Berishen nga PD!

0
105

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një daljeje publike për media, në fjalën e tij theksoi se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar deri në momentin që do përfundojë betejën ligjore për vendimin e shpalljes non grata nga SHBA.

Në këtë mënyre lideri historik i PD nuk do të jetë pjesë e partisë që themeloi, por thjesht një deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Këtë vendim, Basha e cilësoi të vështirë dhe u shpreh se lidhej me vendimin e SHBA-ve për shpalljen Non Grata të Berishës.

Në një farë mënyre mund të themi se ka qenë Basha ai që e ka shpallur Non Grata Berishën nga PD, pas cilësimeve të Ramës si një dhemballë e prishur në këtë parti.