E fundit : Dy humbje jete dhe qindra raste të reja me Covid

0
53

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 451 raste të reja me COVID-19 në të gjithë vendin nga 5135 testime që janë bërë, ndërkohë që 2 persona kanë humbur jetën nga sëmundja.

451 qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 janë në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas. Viktimat janë një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi.

Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë. Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127” mbyllet njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë.