E FUNDIT Ishte me Covid 19, qytetarja shqiptare ndërron jetë në mes të rrugës

0
126

Një 62-vjeçare nga Belshi, e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme.

Viktima është Xhevaire Bejtja.

Gazetari i “ABC”, Aldo Kozarja raporton se 62-vjeçarja u transportua me ambulancë nga Belshi për në spitalin e Elbasanit pas problemeve shëndetësore dhe nga tamponi që iu bë rezultoi pozitive.

Menjëherë mjekët e spitalit të Elbasanit e nisën për në Tiranë, por rrugës për te Infektivi në kryeqytet ndërroi jetë.