HomeLajmeE FUNDIT/Policia nuk e gjeti në shtëpi, Adriatik Llalla shpallet në kërkim...

E FUNDIT/Policia nuk e gjeti në shtëpi, Adriatik Llalla shpallet në kërkim Nga sistemi TIMS rezulton se ish-kryeprokurori…

Ish-kryeprokurori Adriatik Llala, i cili u dënua me vendim të formës së prere me dy vite burg shpallet në kërkim, pasi policia nuk e gjeti në banesë.

Mësohet se ish-kryeprokurori ndodhet jashtë vendit.

Sipas News24, e cila i referohet burimeve zyrtare policore, nga sistemi Tims rezulton se Llalla ka dalë jashtë vendit dy javë më parë.

Adriatik Llalla u dënua sot nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, duke lënie në fuqi vendimin e shkalles se parë.

Llalla u shpall fajtor dhe u dënua me dy vite burg për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Po ashtu, ish-kryeprokurorit i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Në një prononcim për mediat avokati Sokol Hazizaj bëri me dije se Llalla ndodhet në regjim spitalor, ndërsa e konsideroi vendimin e dënimit si të padrejtë.

Vendimi u pershendet edhe nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, diplomatja e lartë amerikane thotë se është mirë të shihet drejtësia e vendosur kundër zyrtarëve të korruptuar.

“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve – pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm – të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin”, thotë Kim.

Must Read

spot_img