E jashtëzakonshme 5 vjecari shqiptar pranohet në organizatën e gjenijve në botë Nuk do ta besoni se cfarë është i aftë të bëjë ?

0
306

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni.

Po, po…një gjeni i cili tanimë është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional”. Inteligjenca e tij është e të njëjtit spekter me atë të fizikantit Albert Ajnshtain!

Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por kur të tjerët nisën të befasoheshin prej tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.

Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 – 2 fillore i zgjidhte që 4 vjeç , ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti. 5-vjeçari gjeni ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.

Ai ishte vetëm 1 vjeç kur mësoi shkronjat dhe numrat në shqip dhe në anglisht. Pa kaluar ende disa muaj ai mësoi të lexojë rrjedhshëm në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht gjithashtu. Kur mbushi 2 vjeç, prindërit e Dionisit zbuluan se i biri kishte mësuar gjysmën e alfabetit rus edhe në formën e shkruar.