HomeRozeE larguan nga emisioni, ish-konkurrenti i Përputhen nxjerr ‘bllof’ stafin me një...

E larguan nga emisioni, ish-konkurrenti i Përputhen nxjerr ‘bllof’ stafin me një foto të vetme

Aleksandri (Aleks) është një ndër ish-konkurrentët e “Për’puthen”, i cili u përjashtua të shtunën së bashku me Bajo Qamon, Hysen Ramajn, Dorian Kukën dhe Artan Shabën. Të gjitha vajzat dhanë dy emra djemsh me të cilët nuk donin të dilnin në takim dhe si rezultat të pestë djemtë e ndërprenë rrugëtimin e tyre në spëktaklin e dashurisë.

Mirëpo, Aleks ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku sqaron se nuk ishin vajzat ato që e përjashtuan, por ishte vetë ai që ia kërkoi largimin produksionit të “Për’puthen”.

Ai publikoi mbrëmë një bisedë të bërë në ëhatsApp me një nga pjestëratët e stafit të programit, krahas së cilës shkroi: “U tha se më eliminuan gocat, por shikoni ditën dhe bëni vetë lidhjen me ditën e programit”.

Në foto rezulton se biseda është bërë në ditën e enjte dhe “Për’puthen Prime” xhirohet të premten dhe transmetohet të shtunën.

Gjatë qëndrimit të tij, Aleks arriti të realizonte një takim me Ritvanën. Ndërkohë, u mundua të fitonte një takim nga Iriada, duke i bërë dhuratë, por ajo nuk e ftoi.

Must Read

spot_img