E lëshoi një pordhë “provokuese” para policëve, gjobitet me 500 euro

0
430

Një burrë në Vjenë është dënuar me një gjobë prej 500 eurosh, pasi ka lëshuar një pordhë të zhurmshme para policëve, një veprim ky të cilin forca policore e kryeqytetit austriak e pati zor ta përballonte.

Gazeta “Österreich” ka raportuar se gjoba është shqiptuar pas incidentit të ndodhur më 5 qershor, dhe se autori i veprës është ndëshkuar për shkeljen e rregullave të mirësjelljes në publik.

Policia e qytetit ka shkruar në rrjetin social Twitter, në internet, se “natyrisht askush nuk dënohet kur e lëshon një (pordhë) aksidentalisht”, raporton The Guardian.

Sipas policisë, pordhaci është sjellë në mënyrë provokuese dhe jobashkëpunuese gjatë një përballjeje me oficerët, që i kishte paraprirë incidentit.

Ai është ngritur nga një stol në park, i ka shikuar oficerët dhe “e ka lëshuar një gaz masiv të barkut, ashiqare qëllimisht”, ka deklaruar policia e Vjenës.

Policia ka theksuar se ndaj vendimit mund të paraqitet ankesë. /Express/