E mbani mend “Njerëz e fate”? Aktorja e njohur shqiptare jep lajmin e madh

0
113

Aktorja e mirënjohur Eni Jani në intervistën e zhvilluar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi pohoi se ndjehet e lumtur që njerëzit ende duan personazhin e saj Erën, të luajtur tek telenovela “Njerëz dhe Fate”. Madje sipas saj, është diskutuar shumë mundësia e rikthimit të tij.

Eni së fundmi është pjesë e kastit të aktorëve të serialit ‘Snob’. Po sa snob është ajo? Pranon që në disa raste do duhet ta kishte bërtitur punën e e saj. “Varet çfarë zgjedh njeriu. Janë disa njerëz që punojnë dhe puna i bën të famshëm dhe nuk e kanë qëllim të jenë të famshëm.

Dhe janë disa njerëz që luftojnë për të qenë të famshëm. Unë hyj tek ata njerëz që nuk e bëj gjënë se dua të jem e famshme, e bëj gjënë se më kënaq, më bën të ndihem mirë me veten, mendoj që shërbej me atë që bëj dhe si rrjedhojë mund të vij dhe fama”.

Ermali e pyet nëse ka personazhe të filmit apo teatrit që janë mbivlerësuar në Shqipëri? “Po ka. Emra s’të përmend”, pohoi ajo. Pse nuk e kanë ftuar shpesh në projekte, për të luajtur me Gencin? Grindavec të dy në një set?

“Nuk është se kemi pasur shpesh propozime, kanë qenë të rralla. Ndoshta se unë jam pak grindavece në sensin e se ka momente që “shiko ta shikosh këtë, ta bësh këtë; dhe unë i them mos ndërhy është roli im, e bëj vetë, nuk kam nevojë”, domethënë gjëra të kësaj natyre”.

A do mundin serialet shqiptare ato turke? Kjo s’është çudi për aktoren madje sipas saj, ata mund të blejnë serialet tona.