E mbani mend Olimpian e “Xing me Ermalin”, këngëtarja tregon komplimentin më të çuditshëm që i kanë bërë shkodranët

0
74

Olimpia Smajlaj është një ndër vajzat më seksi që shfaqet në ekranet shqiptare. Përveç linjave perfekte, ajo identifikohet edhe me zërin “rrock” dhe të veçantë.

Mirëpo, Olimpia u bë edhe më e njohur për publikun, falë pjesëmarrjes prej dy sezonesh në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ishte pjesë e bandës muzikore.

Në një intervistë nga Shiroka, për “Edicionin Veror”, ajo zbuloi shumë të pathëna, nga kujtimet në Shkodër dhe jeta e saj private. Madje në një moment pjesë e intervistës u bë edhe nëna e saj, me të cilën këngëtarja kishte një ngjashmëri shumë të madhe.

E pyetur se si e ngacmojnë djemtë shkodranë, Olimpia u përgjigjë plot humor: “T’hanksha zemrën”.

Më tej, bukuroshja tregoi dhe komplimentin më të çuditshëm që i kanë bërë shkodranët.

“T’hanksha synin, veshkën, mëlçinë, një nga organet e brëndshme domethënë”, u shpreh Smajlaj, duke i bërë të gjithë të qeshin.