Lajme

E mërkura e përgjakur, tjetër aksident, kamionçina përplaset me trafikndarësen, humb jetën shoferi

Advertisements

 

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme ku si pasojë ka humbur jetën një person.

albsig

Sipas informacionit të policisë,  mësohet se në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit  dhe identifikimin e viktimës, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit  dhe identifikimin e viktimës.

Advertisements

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Advertisements

Related Articles

Back to top button