ADS
HomeLajmeE mitura shqiptare nuk e fiton dot betejën, humb jetën pas akside.ntit...

E mitura shqiptare nuk e fiton dot betejën, humb jetën pas akside.ntit që pësoi të hënën pak metra larg shtëpisë kur po kthehej me biçikletë

Ka humbur jetën pak pas mesnate në repartin e reanimacionit në spitalin e Padovas 11-vjeçarja E.B, e cila ishte vik timë e një ak side nti të hënën në mbrëmje, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj, në Reschigliano.

Vetëm një javë më parë i kishte v de.ku r gjyshi në Shqipëri dhe familja zhytet sërish në zí, këtë herë edhe më të madhe, për humbjen e jetës së vajzës që më 18 dhjetor do të mbushte 12 vjeç. Shtëpia është mbushur me të afërm rezidentë në Itali, por edhe të tjerë të ardhur nga Shqipëria pas aksidentit, me shpresën që E. do t’ia dilte mbanë.

E lindur dhe rritur në Itali, ajo do të prehet në vendin përtej Adriatikut, ku familja banon prej 25 vjetësh. Dy prindërit e saj kanë edhe dy vajza më të rritura, njëra 20 vjeç dhe tjetra mbush 18 pikërisht sot, një ditë në të cilën gëzimi ia ka lënë vendin hidhërimit.

Dinamika e a ksid entit u bë e qartë që të hënën në mbrëmje. Në orën 19:10, Emanuela po kthehej në shtëpi me biçikletë.

Nga rruga Papa Luciani kaloi në rrugën Pontarola, pak metra larg vijave të bardha, teksa afrohej një furgon Mercedes, i drejtuar nga një venecian 36-vjeçar. Ndonëse ishte me shpejtësi vetëm 40 km/orë dhe rruga e ndriçuar, goditja ishte e pashmangshme dhe trauma në kokë fatale për vajzën.

Një nga banorët, ndër të parët që shkoi në vendngjarje, tregon se drejtuesi i mjetit ishte ulur në rrugë i tronditur dhe dridhej nga ajo çka kishte ngjarë. Prokuroria do ta hetojë shkaktarin për v r a s j e rrugore, ndërkohë që testi i alkoolit ka dalë negativ.

Must Read