ADS
HomeSportE nisi notin si një kurë, por iu kthye në pasion, njihuni...

E nisi notin si një kurë, por iu kthye në pasion, njihuni me vajzën nga Shqipëria që fitoi medalje ari në Lojërat Paraolimpike të Tokios

Arjola Trimi përfaqëson Italinë në edicionin e 16-të të Lojërave Paraolimpike të Tokios dhe sot ka fituar medaljen e artë në sportin e notit duke bërë tashmë krenar jo një, por dy shtete: veçanërisht Italinë që e ka birësuar dhe Shqipërinë, vendin e saj të origjinës.

ArjolaTrimi ka lindur në #Tiranë dhe si jo pak shqiptarë ka emigruar me familjen e saj në vendin fqinj kur ishte vetëm 2 vjeç. Pasioni i saj për sportin nis që në moshë shumë të re dhe dashuria e saj ishte basketbolli, por që detyrohet ta braktisë për shkak të një sëmundje të rëndë që i diagnostikohet në moshën 12 vjeçare.

Arjola është me tetraparezë degjenerative spastike, e cila ka rezultuar në paralizë dhe kontraktime të muskujve.

Mjekët, mes të tjerash, i sugjerojnë që të zhvillojë seanca të vazhdueshme hidroterapie në ujë dhe gjatë asaj kohe ajo zbulon rastësisht pasionin e saj të madh për notin. ‘Ndjehesha mirë, rifitova vitalitetin dhe entuziazmin. Dukej se në jetën time po niste një rrugëtim i ri’ është shprehur në një intervistë sportistja shqiptare.

Debutimi i saj i parë si notare nis në vitin 2012 dhe një vit më pas, në kupën e Botës në Montreal, Trimi fitoi 2 medalje argjendi dhe 2 bronzi. Sportistja me origjinë shqiptare që përfaqëson Italinë në gara të ndryshme ndërkombëtare, edhe pse në 2017 iu diagnostikua likuid në mushkëri, që e pengoi të marrë pjesë botërorin e Meksikës, nuk është ndalur së ‘luftuari’ dhe ka fituar medalje të ndryshme në thuajse çdo kompeticion ku ka garuar. Medaljen e parë prej floriri, në nivel botëror, e merr në 2015, në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Glasgow, Skoci.

Në 2018 shteti italian i ka dhënë asaj medaljen e artë të nderit për Merita Atletike. Ëndrra e saj e radhës ishte pjesëmarrja në #Tokyo2020 dhe jo vetëm e realizoi, por ajo i mori maksimumin këtij kompeticioni. SYRI TV

Must Read