Lajme

“E njoh që të vogël”/ Merret vendimi për 49-vjeçari që plagosi fqinjin: Më goditi me grusht, e bëra për…

Advertisements

Gjykata ka lënë në burg 49-vjeçarin Albert Ostreni, i cili plagosi me armë zjarri 23-vjeçarin Renaldo Mejdani pak ditë më parë në Tiranë.

Masa “arrest në burg” është caktuar edhe për Fatmir Gegën, i cili strehoi Ostrenin gjatë arratisë.

49-vjeçari mësohet se ka shprehur pendesë para gjykatës, ndërsa ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi 23-vjeçari e kishte goditur me grusht. Ostreni ka thënë se e njihte të riun që të vogël, pasi janë fqinj.

Më 24 gusht në rrugën “Tasim Shehu” 49-vjeçari Albert Ostreni plagosi 23-vjeçarin Ronaldo Mejdani.

Fillimisht u arrestua vëllai i 49-vjeçarit, Dorian Ostreni, pasi fshehu provat, gëzhojën dhe DVR e kamerave te sigurisë.

Advertisements

Burime bënë me dije se autori është përdorues i lëndëve narkotike. Në banesën e autorit policia gjeti edhe rreth 50 fishekë 9mm dhe10 gr lënde narkotike kokainë

Advertisements

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button