E papritur Publiku e eliminoi për të dalë nga shtëpia, konkurrenti i ‘BBV’ me super fat, i bie “bingo”

0
100

Spektakli i kësaj të premtje do duhej që përveç emocioneve, debateve, përballjeve dhe surprizave edhe të eleminonte njërin prej banorëve.

Arditi, i eleminuari i radhës nga shtëpia e Big Brother, u rikthye sërish në shtëpi.

Kjo pasi, disa ditë më parë, banorët morën disa vezë në dorë, që brenda kishin një biletë.

Vetëm dy prej biletave ishin vajtje – ardhje, që do të thotë se banorët mund të riktheheshin përsëri.

Me të ardhur në studio, Arditi hapi vezën e tij dhe ajo çfarë ndodhej brenda ishte pikërisht bileta vajtje – ardhje.

Katër ishin të nominuarit e kësaj jave, të cilët janë votuar nga publiku nëse duhet të qëndrojnë apo të lënë shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.