Lajme

E papritura! Raketa gjigande e NASA-s nuk niset për në Hënë, ja çfarë ndodhi

Advertisements

Problemet teknik kanë anuliar nisjen e raketës së fuqishme të NASA-s, Space Launch System, SLS, që përbën bazën e projektit Artemis, qëllimi i të cilit është nisja e një epoke të re eksplorimi të satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Më shumë se 50 vjet pas misionit të fundit Apollo, agjencia amerikane e hapësirës po planifikon të dërgojë sërish njerëz në sipërfaqen e Hënës pas një mungese.

Pas një mungese atje prej 5 dekadash, raketa po pritej të nisej nga qendra hapësinore Kennedy me detyrën të lëshonte një kapsulë prove, të quajtur Orion.

Ajo do të orbitonte rreth Hënës përpara se të kthehet mbrapsht pas 6 javësh e të bjerë në Oqeanin.

“Ekipi ynë e ka pritur me padurim të gjithë këtë prej një kohe shumë të gjatë, ata kanë bërë ç’është e mundur për të mbështetur këtë program dhe aftësinë tonë për të rikthyer njerëzit në Hënë. Kam punuar këto ditë me shumë njerëz të rinj, dhe të shohësh fytyrat e tyre, të dëgjoja entuziazmin që kanë, është vërtet prekëse. Kanë bërë realisht një punë të jashtëzakonshme”, tha Jeff Spaulding, NASA Test coordinator.

Mësohet se gjatë përgatitjeve për lëshimin e raketës është diktuar rrjedhje karburanti dhe probleme në strukturë.

Sipas astronautit Stan Love, megjithatë, ngërçe të tilla teknike nuk janë diçka e pazakontë. Kamerat brenda dhe jashtë Orionit do të ndajnë imazhe dhe video gjatë gjithë misionit.

Advertisements

Faza për nisjen më pas të një ekuipazhit me katër astronautë, çka përbën një moment mjaft më kompleks të misionit, është parashikuar në 2024-tën.

Advertisements

Related Articles

Back to top button