Lajme

E rëndë/ 29-vjeçari vret ish-vjehrrin në sy të vajzës dhe fëmijës së mitur

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes enjtes në Astrochori, një fshat malor në prefekturën e Artës.

Një 29-vjeçar qëlloi dhe vrau ish-vjehrrin e tij pasi ky i fundit mbështeti vajzën që të divorcohej nga ai.

Sipas mediave vendase mësohet se ditën e djeshme 29-vjeçari kontaktoi me ish-bashkëshorten e tij 36-vjeçare për ta vizituar në fshatin e vjehrrit dhe për të parë fëmijën e tij 2-vjeçar.

36-vjeçarja, duke mos dyshuar për atë që mund të ndodhte, pranoi propozimin dhe priti ish-bashkëshortin në shtëpinë e babait të saj në fshat.

Në momenti që ai shkoi në banesë, debati mes tij dhe ish-bashkëshortes agravoi duke bërë që ish-vjehrri i tij të ndërhyjë.

Më pas i riu ka marrë armën që kishte në makinë dhe ia ka drejtuar të moshuarit që po mbronte vajzën.

Advertisements

Ai qëlloi katër herë në drejtim të 75-vjeçarit duke e vrarë në sy të bashkëshortes, vajzës dhe fëmijës. Më pas 29 vjeçari tentoi të vrasë dhe ish-bashkëshorten. Ai u largua nga banesa, ndërkohë policia është në kërkim të tij.

Advertisements

Related Articles

Back to top button